Bulmet

Veçantia e bulmetit Bonum  është që ne prodhojmë çdo gjë brenda fermës tonë që nga ushqimi i dhive deri tek produkti final. Ne nuk grumbullojmë qumësht nga palë të treta. Kjo na mundëson kontrollin mbi të gjithë zinxhirin ushqimor si edhe ruajtjen e standardit që ne synojmë t’ju ofrojmë konsumatorëve tanë.

 

Pse kemi zgjedhur të ofrojmë  bulmet vetëm nga qumështi i dhive?

Qumështi i dhisë njihet për vlerat ushqyese si dhe për disa avantazhe:

  • Ka më pak kolesterol krahasuar me qumështet e tjera shtazore
  • Është shumë i pasur me kalcium, acide yndyrore si dhe ”fuqia shëruese e e tij është e ngjashme me vajin e ullirit.
  • Shumë i lehtë për t’u tretur dhe përmban më pak laktozë.
  • Përmirëson lëkurën pasi ka përmbajtje shumë të lartë te vitaminës A e cila lufton aknet.
  • Ndikon në përmirësimin e sistemit imunitar. Trupi përthith më mirë hekurin, kalciumin, magneziumin dhe fosforin nëpërmjet qumështit të dhisë.