26 gusht, 2020

Pse zgjodhëm të ofronim produktet e dhisë në tregun shqiptar?

Pse zgjodhëm të ofronim produktet e dhisë në tregun shqiptar?

Ferma Bonum është krijuar për të ofruar produkte që ndikojnë në mirëqënien e jetës tonë. Dhe zgjodhëm pikërisht qumështin e dhisë dhe nënproduktet e tij sepse në bazë të hulumtimeve të ndryshme përdorimi i qumështit të dhisë sjell disa avantazhe për organizmin tonë.

  • Qumështi i dhisë është më i tretshëm sepse molekulat e dhjamit janë me një madhësi më të vogël se ato të qumështit të lopës - duke e bërë atë të tolerohet lehtësisht. Trupi ynë mund të tresë qumështin e dhisë për 20 minuta ndërkohë qumështi i lopës tretet për 2-3 orë.
  • Organizmi, veçanërisht për disa njerëz, e toleron më mirë qumështin e dhisë, dhe kjo mendohet se vjen nga fakti që përmban më pak laktozë (rreth 7% më pak se qumështi i lopës).
  • Qumështi i dhisë përmban 27% më shumë vitaminë B6 dhe 47% më shumë vitaminë A se ai i lopës.
  • Qumështi i dhisë është burim shumë i mirë i mineraleve natyrale Ca, Na, Mg, P, K etj, si dhe përmban rreth 13% më shumë calcium se ai i lopës.
  • Qumështi i dhisë nuk formon mukozë (gëlbazë) dhe tolerohet më mirë nga astmatikët dhe ata me alergji.
  • Qumështi i dhisë përmban më shumë klor, fluor se çdo bagëti tjetër shtëpiake. Klori dhe fluori janë natyralë.
  • Qumështi i dhisë tolerohet nga një mëlçi e dëmtuar për shkak të molekulave më të vogla të yndyrës.

A jeni duke menduar akoma nëse duhet të filloni të shtoni në përdtishmërine tuaj qumështin e dhisë dhe nënproduktet e tij?

 

Burimi: Review on Goat Milk Composition and its Nutritive Value,

Getaneh G*, Mebrat A, Wubie A and Kendie H

University of Gondar, Faculty of Veterinary Medicine, Unit of Biomedical Science, Ethiopiaournal of Nutrition and Health Science, Journal of Nutrition and Health Science, Volume 3, Issue 4, November,2016.